Avokati i Ergys Agasit, Haxhia: SPAK nuk ka prova, klienti im nuk është larguar

Nga Armand Bajrami
23 Dhjetor 2025, 23:38 | Kronikë

Teksa kërkohet nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që paracaktonte fituesit e tenderave tek AKSHI, Ergys Agasi mohoi përmes avokatit të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Avokati Maks Haxhia tha se klienti i tij nuk po i fshihej drejtësisë. Për videoregjistrimet e disa takimeve në një zyrë në pronësi të Agasit, të administruara nga SPAK, avokati tha se pajisja ka pasur qëllime sigurie, shkruan A2.  

Gjykata e Posaçme ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj Agasit më 15 dhjetor. Ai dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal, që kishte në përbërje edhe zyrtarë të AKSHI-t dhe Policisë së Shtetit, kanë paracaktuar fituesit në procedura tenderuese, si edhe përdorur dhunën dhe pengmarjen për të shmangur kompanitë garuese që mund t’ju bëheshin pengesë në procedurat tenderuese.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos