"Benzi" përmbyset te Qafa e Koshovicës, katër të lënduar

Nga A2 CNN
8 Gusht 2025, 20:57 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur Qafë Koshovicë, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Në mjet udhëtonin katër persona, tre prej të cilëve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 20:00, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", shtetasi E. S., 44 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët, si dhe vet drejtuesi i automjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos