Benzi përplaset me traktorin në Roskovec, një i plagosur

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2025, 18:10 | Kronikë

Benzi përplaset me traktorin në Roskovec, një i plagosur

Një automjet tip “Benz” me drejtues Josif Shkëmbin është përplasur me një mjet bujqësor dhe për pasojë drejtuesi i mjetit bujqësor i identifikuar si Ani Hazizi, ka mbetur i lënduar.

Ai është transportuar me urgjencë drejt qendrës shëndetësore të Roskovecit, për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2 CNN.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe disiplinimin e trafikut. Ky aks njihet si njollë e zezë për aksidentet e shumta që ndodhin në të , të cilat jo pak herë kanë përfunduar me pasoja fatale për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos