Bie nga lartësia teksa po ecte në mal, ndërron jetë 40-vjeçari në Shkodër

Nga A2 CNN
18 Shtator 2025, 16:47 | Kronikë

Bie nga lartësia teksa po ecte në mal, ndërron jetë

Një 40-vjeçar ka humbur jetën në në vendin e quajtur “Kozhnje”, në njësinë Administrative Kelmend të qarkut të Shkodrës, pasi dyshohet se është rrëzuar nga lartësia në një terren të thepisur malor.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 40-vjeçari ishte banues në fshatin Grudë Fushë, përcjell A2 CNN.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër-Rreth orës 09:15, Salla Operative ka marrë njoftim se në njësinë administrative Kelmend, në vendin e quajtur “Kozhnje”, shtetasi M. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, dyshohet se ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor dyshohet se është rrezuar nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos