
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është në gjendje të rëndë, pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike në një lokal në Vaun e Dejës, raporton A2 CNN.
Policia tha se në fshatin Karmë, shtetasi S.P., 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj.S., dhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, në ambientet e jashtme të lokalit.
Si pasojë, shtetasi S.P. ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa shtetasi D.D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)