Boshatiste llogaritë bankare! Mashtronte nga Franca, i riu arrestohet në Tiranë

Nga Xhensila Kodra
28 Prill 2025, 14:56 | Kronikë

Një 23 vjeçar nga Franca kishte mundur që nëpërmjet mashtrimit t’u merrte të dhënat më shumë se 500 qytetarëve shqiptarë dhe nëpërmjet tyre t’u boshatiste atyre llogaritë bankare.

Adem Said u mbajt nën vëzhgim për më shumë se 2 javë dhe në momentin që mbërriti në Shqipëri dhe shkoj pranë bankomatit të një banke të nivelit të dytë, u arrestua në flagrancë teksa tentoi të tërhiqte para.

I riu iu dërgonte qytetarëve linkun e rremë për të plotësuar të dhënat bankare me argumentin se llogaria e tyre ishte çaktivizuar për arsye sigurie. Ai kamuflohej si filiali i një banke të nivelit të dytë me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria. 

Linku ishte hapur në Francë më pas kishte ardhur në Tiranë, me qëllim tërheqjen e parave nga llogaritë bankare që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit.

23-vjeçari akuzohet për dy vepra penale, “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarë të ndryshëm bien pre e mashtrimeve, pasi më herët të tjerë qytetarë përveç ndërhyrjeve që u janë bërë në llogaritë bankare, kanë denoncuar edhe rastet kur u janë hakeruar të dhënat në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos