Policia e Fierit ka shoqëruar një 59-vjeçar, i cili dyshohet se kryente veprimtari në shkelje të ligjit zgjedhor.
“Më datë 27.04.2025, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi A. H., 59 vjeç, banues në Peshtan, kryente veprimtari të paligjshme në lidhje me procesin zgjedhor, shërbimet e Policisë, në orën 19:20, e kanë kontrolluar dhe më pas e kanë shoqëruar këtë shtetas në Komisariatin e Policisë Fier”, informon policia.
Më tej sqarohet se gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin me të cilin ai udhëtonte, u gjet një bllok me shënime në lidhje me procesin zgjedhor. Pas shoqërimit dhe marrjes së deklarimit, ai u la i lirë.
Sakaq, materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme hetimore. (A2 Televizion)