Gjykata e Posaçme rrëzon Sali Berishën, ja kërkesa që u hodh poshtë

Nga A2 CNN
28 Prill 2025, 13:19 | Kronikë

Gjykata e Posaçme rrëzon Sali Berishën, ja kërkesa që

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e të pandehurve të dosjes "Partizani" për përjashtimin nga shqyrtimi paraprak të gjyqtares Flojera Davidhi.

Konkretisht bëhet fjalë për kërkesën e kryedemokratit Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, Andia Pustinës dhe shoqërisë tregtare “Homeplan” sh.p.k, shkruan A2 CNN.

Më poshtë pjesë e vendimit të Gjykatës së Posaçme:

1. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, paraqitur nëpërmjet mbrojtësve, për shkak të moslegjitimimit të mbrojtësve në paraqitjen e kërkesave.

2. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkueses shoqërisë tregtare “Homeplan” sh.p.k, paraqitur nëpërmjet avokatit, për shkak të moslegjitimimit të mbrojtësve në paraqitjen e kërkesave.

3. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkuesit Jamarbër Malltezi.

4. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkueses Andia Pustina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos