Pas kallëzimit të Belind Këlliçit, ministri Mazniku në Prokurorinë e Tiranës

Nga A2 CNN
28 Prill 2025, 12:26 | Kronikë

Pas kallëzimit të Belind Këlliçit, ministri Mazniku

Një kallëzim i Belind Këlliçit ka çuar në Prokurorinë e Tiranës, Arbian Maznikun, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se tre javë më parë Mazniku ka dhënë shpjegime në Prokurorinë e Tiranës, lidhur me kallëzimin e Këlliçit.

Hetimi për të cilin është pyetur Mazniku, është regjistruar pa emër për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës".

Ndërkohë ende nuk ka detaje shtesë mbi këtë hetim, teksa pritet që në ditët në vijim të bëhen publike më shumë të dhëna. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos