Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, bashkëjetuesja rrëfen ngjarjen për A2 CNN

Nga Edi Ruçi
28 Prill 2025, 14:34 | Kronikë

Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, bashkëjetuesja rrëfen

Klodiana Rakipaj, bashkëjetuesja e 58 vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u vra mëngjesin e së dielës në Vlorë ka zbuluar për A2 CNN detaje nga ngjarja e rëndë.

Ajo thotë se ka qenë në banesë me 58 vjeçarin përpara se ai të vritej dhe se ngjarja ka ndodhur rreth 5 minuta pasi ai i kishte thënë se po dilte për të pirë kafe pranë punës së tij.

“Unë isha brenda në shtëpi, nuk e di. S’e imagjinoja, dhe i thashë rri ore ulur. Rri mos ik tani. Jo më tha, do iki. Do dal. Do ikte të pinte kafe te puna. Në momentin që ai doli, sa doli unë mora rrobat e punës u vesha. Pas 5 minutash si iku ai, kam dalë unë. Po, po dëgjova të shtëna kështu dhe mendova se ishin fishekzjarrë ato. Kam parë vetëm atë që ishte shtrirë. Ishte pa jetë, kishte mbaruar çdo gjë. Bërtita me të madhe, ulërita. Bërtita e bërtita, asnjeri nuk erdhi derisa u ula poshtë pastaj lajmërova policinë. Erdhi policia pastaj, mori masa”, rrëfen Rakipaj.

E pyetur nëse Renato Hoxhaj ka pasur konflikte, ose probleme me ish-bashkëshorten dhe fëmijët ajo u përgjigj: “Nuk e di. S’e di atë. Jo, jo fare. Këto nuk i di”.

Por, Rakipaj zbulon se pak momente përpara ngjarjes viktima qëndronte i heshtur dhe nuk fliste shumë.

Jo i trembur s’ka qenë, por rrinte shtrirë. Unë i thosha çfarë ke more që nuk flet”, shprehet ajo.

Bashkëjetuesja e të ndjerit thotë se ka mbetur e terrorizuar nga ngjarja dhe se nuk mund të kthehet për të jetuar në banesën në pronësi të 58-vjeçarit pas skenës që pa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos