Gjykata e Lartë ka caktuar datën 16 tetor, ora 09:30, për të shqyrtuar rekursin e ish-Presidentit Ilir Meta për zëvendësim të masës së sigurisë.
Seanca në dhomë këshillimi ishte parashikuar të mbahej të enjten në orën 10:00, por për shkak të mbledhjes së gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor, mbledhja u shty për javën e ardhshme. (A2 Televizion)