U kap në flagrancë duke vjedhur, arrestohet 26-vjeçari në Laprakë, i dyshuar edhe për 4 grabitje të tjera

Nga A2 CNN
5 Prill 2026, 11:36 | Kronikë

U kap në flagrancë duke vjedhur, arrestohet 26-vjeçari në

Një 26-vjeçar me inicialet A.B., i cili u kap në flagrancë duke kryer një vjedhje në Laprakë, ra në prangat e Policisë së Tiranës. “Blutë” bëjnë me dije se i arrestuari dyshohet edhe për 4 vjedhje të tjera në biznese të ndryshme.

26-vjeçari me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. B., 26 vjeç. Ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë në rrugën “Buna”, në Laprakë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve mars–prill, ka vjedhur në 4 subjekte, ku ka marrë shuma parash dhe sende të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos