Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 27-vjeçari

Nga A2 CNN
5 Prill 2026, 11:51 | Kronikë

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë,

Një 27-vjeçar nga Fieri, i identifikuar si Kelmend Beqaj, ra në prangat e Policisë Kufitare në Kakavijë, pasi ishte  shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier bënë të mundur ndalimin e shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Fier, i shpallur më parë në kërkim. Nga hetimet rezulton se ky shtetas, më datë 05.01.2025, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin G. H., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Për këtë rast, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi K. B., u ndalua në Kakavijë nga shërbimet e Policisë Kufitare”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos