
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Fier-Shegan, në zonën e njohur si “Pushimi i Shoferit”.
Një motoçikletë është përplasur me një mjet tip “Volkswagen Caddy”, që po kthehej për në banesë, ndërsa drejtuesi i motoçikletës dyshohet se ka tentuar një parakalim, raporton A2CNN.
Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe fatale për drejtuesin e motoçikletës, i cili, sipas informacioneve paraprake, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po disiplinon trafikun dhe po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)