Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të enjte.
A2 CNN mëson se Këlliçi është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku është thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor të njohur si dosja “5D”.
Në të njëjtën seancë është thirrur gjithashtu edhe deputeti socialist Arbjan Mazniku, së bashku me disa persona të tjerë që përbëjnë grupin e fundit të dëshmitarëve të caktuar nga Prokuroria e Posaçme. Në mesin e tyre janë edhe Dritan Kadia dhe Gazmend Haxhia. (A2 Televizion)