Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkurës në aksin rrugor Peshkëpi–Kot. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 kur një automjet tip Volkswagen, doli nga rruga dhe përfundoi duke goditur një shtyllë të tensionit.
Sipas të dhënave paraprake, në mjet udhëtonin dy shtetas, të cilët u transportuan me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2 CNN.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet policore, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ndërsa, OSHEE po punon për rikthim sa më të shpejtë të energjisë elektrike në zonë pasi për shkak të rrëzimit të shtyllës ka patur ndërprerje të energjisë. (A2 Televizion)