Dhunohet me sende të forta 50-vjeçari në Vlorë, përfundon në spital në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
20 Gusht 2026, 18:49 | Kronikë

Dhunohet me sende të forta 50-vjeçari në Vlorë,

Një 50-vjeçar është dhunuar me sende të forta në zonën e Çentralës, pranë një karburanti, ndërsa për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi M.K., 50 vjeç, është goditur në pjesën e kokës nga 34-vjeçari I.Halili, së bashku me dy persona të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Pas dhunimit, 50-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e dëmtimeve në kokë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 34-vjeçarit I.Halili, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e dy personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarje.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos