
Pas 3 muajsh arrati, policia ka arrestuar një 35-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij në Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur më 3 janar 2026, në banesën e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ku shtetasi dyshohet se ka goditur babain dhe vëllain.
Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)