Dhunoi policin për një gjobë parkimi, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Nga A2 CNN
14 Mars 2026, 10:51 | Kronikë

Dhunoi policin për një gjobë parkimi, arrestohet

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 43-vjeçar, M.L., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:55 në rrugën “Mitaq Salati”, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.

I dëmtuari është një punonjës policie 28-vjeçar, me inicialet S.N., banues në Vlorë.

Sipas policisë, konflikti ka nisur pas vendosjes së një gjobe për parkim të gabuar të automjetit të të arrestuarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos