
Gjykata e Tiranës cakton masën “arrest në shtëpi” për këngëtarin Jozefin Marku, i cili pak ditë ma parë u ndalua pasi dhunoi ish-konkurrentin e Big Brother VIP Kosova, Eduard Kuçi, raporton A2 CNN.
Ai u arrestua më 5 shtator pas konfliktit të pak ditëve më parë. Marku dhe disa miq të tij kanë dhunuar ish-banorin e BBVIP Kosova, Eduart Kuçin ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës.
Prej disa ditësh në rrjetet sociale kanë qarkulluar pamje nga dhuna e ushtruar ndaj Kuçit. Në pamje shfaqet këngëtari Jozefin Marku me disa persona të tjerë, të cilët pasi i bëjnë shenjë për të ndaluar duke përdorur tabelën e policisë Kuçit, teksa ky i fundit lëvizte me mjetin e tij McLaren, e nxjerrin nga makina dhe e dhunojnë dhe e filmojnë.
Policia e Tiranës ka nisur veprimet hetimore, janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punohet për identifikimin e personave që shfaqen në video. Nga hetimet e deritanishme u zbulua se video është regjistruar në Tiranë tek mbikalimi i Rinasit. (A2 Televizion)