Kreu i shërbimit zjarrfikës: Shpërthimi ndodhi te zyra e karburantit

Nga A2 CNN
9 Shtator 2026, 10:47 | Kronikë

Kreu i shërbimit zjarrfikës: Shpërthimi ndodhi te zyra e

Kreu i shërbimit zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, ka deklaruar se shpërthimi në zonën e Brrylit mund të ketë ardhur nga zyrat e pikës së karburantit.

“Shpërthimi ka ndodhur nga rrjedhja. Nga ajo që shikojmë, ka ndodhur në zyrat e pikës së karburanti. Godina është rrëzuar, ndërsa pjesa para e karburantit është dëmtuar. Edhe nga xhamat e përhapura në rrugë, na bën të mendojmë që shpërthimi ka ndodhur në zyra”, tha Goxhaj, shkruan A2.

Sipas tij, “shpërthimi ka ndodhur nga gazi ose edhe nga avujt e benzinës”.

“Sa i përket problemeve që mund të ketë pasur pika, do i konstatojmë dhe do verifikojmë. Nga përfaqësuesit e biznesit thonë që edhe një makinë mund të jetë përplasur me karburantin. Do të kqyren edhe kamerat e sigurisë”, theksoi kreu i shërbimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos