Shpërthimi te Brryli, ISHTI: Dyshohet se zjarri nisi nga një makinë brenda karburantit

Nga A2 CNN
9 Shtator 2026, 11:01 | Kronikë

Shpërthimi te Brryli, ISHTI: Dyshohet se zjarri nisi nga një

Një tjetër version për shpërthimin te pika e karburantit te zona e Brrylit vjen nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Pas verifikimeve në vendin e ngjarjes, ISHTI përjashtoi shpërthimin e depozitave të karburantit dhe ngriti dyshimin se zjarri mund të ketë nisur nga një automjet brenda territorit të stacionit dhe më pas të jetë shoqëruar me shpërthim, shkruan A2.

“Nga vlerësimi paraprak i grupit të inspektimit të ISHTI-t në stacionin e shitjes me pakicë të karburanteve “Skënderi G” sh.p.k., me vendndodhje te Brryli, Tiranë, rezulton se nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburanteve. Dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet në territorin e stacionit të karburanteve, i cili është shoqëruar edhe me eksplozion”, tha ISHTI.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos