Megaoperacion kundër krimit të organizuar në disa qytete, me urdhër të SPAK! Urdhërarreste për zyrtarë, policë e biznesmenë

Nga Xhensila Kodra
21 Maj 2025, 08:30 | Kronikë

Megaoperacion kundër krimit të organizuar në disa qytete, me

Një megaoperacion i gjerë antikriminal në bashkëpunim edhe me autoritetet italiane po zhvillohet në disa qytete të Shqipërisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe po shtrihet në qytetet Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë, me pjesëmarrjen e forcave të shumta të rendit dhe të njësive speciale.

Operacioni lidhet me goditjen e grupeve të strukturuara kriminale, që dyshohet se janë përfshirë në trafik të lëndëve narkotike dhe veprimtari të tjera të krimit të organizuar. Deri më tani, janë lëshuar disa urdhër-arreste dhe po kryhen kontrolle në banesa.

A2 CNN mëson se në total brenda e jashtë vendit janë lëshuar 52 urdhër arreste. Mësohet se të paktën 20 prej tyre janë për të ekzekutuar në vendin tonë. Mes personave që janë lëshuar urdhër arreste ka zyrtarë, policë e biznesmenë. Ndërsa janë sekuestruar edhe një sërë pasurish të paluajtshme në Tiranë e Durrës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos