Një sasi lënde plasëse është konstatuar mbrëmjen e kaluar pranë zonës së njohur si "Veliera" në Durrës. Menjëherë pas gjetjes, forcat xhenio ndërhynë dhe kryen një shpërthim të komanduar për neutralizimin e rrezikut, shkruan A2 CNN.
Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, dhe nuk janë bërë të ditura detaje mbi autorët apo motivet e mundshme.
Në afërsi të vendit ku u gjet lënda plasëse ndodhet edhe banesa e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, raporton A2 CNN. Megjithatë, nuk ka të dhëna që të lidhin drejtpërdrejt këtë ngjarje me ndonjë person të caktuar, dhe aktualisht nuk mund të flitet për një objektiv të mundshëm. (A2 Televizion)