Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e gjykatës së Apelit për Kreshnik Budllën.
Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Durrësit që i caktoi masën e sigurimit "arrest në shtëpi" për qëllime ekstradimi drejt Italisë, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, Budlla më herët fitoi betejën me GJKKO pasi arriti të provonte se kodi i “Sky Ecc” nuk ishte përdorur prej tij, por prej të vëllait. (A2 Televizion)