Një 22-vjeçar banues në Francë ka rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të morinës, pasi tentoi të kalonte kufirin me lëndë narkotike të fshehur në çantë.
Sipas policisë të riut iu gjet e fshehur në çantë një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis, të ndarë në formën e cigareve, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin E. A.
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. A., shërbimet e Policisë i gjetën të fshehur në çantë një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis, të ndarë në formën e cigareve, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 22 vjeç, banues në Francë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve””, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)