Komunikim me përmbajtje pornografike me të mitura, arrestohet i riu në Lushnje

Nga A2 CNN
24 Gusht 2025, 13:18 | Kronikë

Komunikim me përmbajtje pornografike me të mitura, arrestohet i riu

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës pas publikimeve në media se kishte komunikime me përmbajtje pornografike, në rrjetet sociale, me shtetase të mitura.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas denoncimit të bërë nga emisioni "Piranjat", se një shtetas 26-vjeçar kishte komunikime me përmbajtje pornografike, në rrjetet sociale, me shtetase të mitura, arrestuan në flagrancë për veprat penale "Vepra të turpshme" dhe "Pornografia", shtetasin Q. K., 26 vjeç, banues në Karbunarë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon qytetarët që të denoncojnë raste të tilla dhe çdo paligjshmëri në numrin 112 duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos