E mitura me plagë në kokë nga arma e zjarrit, shoqërohet në polici babai, po hetohet edhe pista e vrasjes

Nga Edi Ruçi
14 Korrik 2025, 15:02 | Kronikë

E mitura me plagë në kokë nga arma e zjarrit, shoqërohet

Policia nuk e ka përjashtuar pistën e vrasjes në hetimet që po kryen për rastin e 17-vjeçares nga Vlora, e cila u dërgua në spital paraditen e të hënës me plagë në kokë të shkaktuara nga armë zjarri, shkruan A2 CNN.

Edhe pse në raportimin paraprak policia tha se bëhej fjalë për vetëplagosje, në momentin kur vajza është nisur drejt Tiranës, babai i saj është shoqëruar për në polici. Ai do të pyetet për ngjarjen por edhe për faktin se ku vajza ka gjetur armën. Ka qenë ai që e ka dërguar në spital por fillimisht e ka kundërshtuar shoqërimin duke tentuar të mos i bindet urdhrit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 të së hënës, në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës. Ajo është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, raporton A2 CNN. Sipas bluzave të bardha, adoleshentja ka qenë e vetëdijshme kur ka mbërritur në ambientet e spitalit të Vlorës, por në momentin e parë ajo ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në koma. Sipas mjekëve, ajo ka dy dëmtime në kokë: një në pjesën e syrit, afër tëmthit, dhe një tjetër në pjesën e sipërme të kokës, ku edhe plumbi ka dalë.

Mjekët thonë se 17-vjeçarja është e intubuar, ndërsa qëndrimi i saj ende në jetë është për shkak se gjaku ka dalë jashtë kokës dhe nuk ka hemorragji të brendshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos