Policia në Kukës, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, ka finalizuar me sukses një rast të lokalizimit dhe kapjes së një personi të shpallur në kërkim.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, është vënë në pranga 28-vjeçari Edison Dobrushi. I riu u kap në fshatin Shëmri të qytetit verilindor.
Dobrushi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet, pasi Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Pas arrestimit, veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat përkatëse të Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër. (A2 Televizion)