Droni zbulon parcelën me kanabis në Manzë, kapet kultivuesi

Nga A2 CNN
9 Korrik 2025, 10:58 | Kronikë

Droni zbulon parcelën me kanabis në Manzë, kapet kultivuesi

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 37-vjeçar nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike, të llojit kanabis sativa.

Si rezultat i kontrollit të territorit, me dron, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gjuricaj, shërbimet e Policisë konstatuan 150 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.     

Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasin A. Gj., i dyshuar si autor i kultivimit të këtyre bimëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos