Kapet një tjetër i shumëkërkuar në Tiranë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2025, 10:17 | Kronikë

Kapet një tjetër i shumëkërkuar në Tiranë

Një 46 vjeçar u arrestua nga policia e kryeqytetit, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik drogë.

Në kuadër të operacionit “Operacionalja 53”, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi Elis Roga.

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet operative dhe në bashkëpunim me  Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Ambasadën Italiane dhe Projektin I-CAN, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin E. R., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Veprat penale për të cilat, sipas Kodit Penal italian, parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos