Durrës, i riu plagoset me thikë. Në kërkim një 35-vjeçar

Nga A2 CNN
15 Mars 2026, 16:06 | Kronikë

Durrës, i riu plagoset me thikë. Në kërkim një

Një 26-vjeçar është plagosur me thikë të dielën, rreth orës 14:00, në qytetin e Durrësit.

Shtetasi me inicialet R.K. është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, "i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe me dëmtime fizike, si pasojë e një konflikti", njofton Policia e Durrësit, shkruan A2.

26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 26-vjeçari është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili, gjatë konfliktit, i ka shkaktuar dëmtime fizike dhe e ka plagosur me mjet prerës në këmbë.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe me dëmtime fizike, si pasojë e një konflikti.

26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 26-vjeçari është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili, gjatë konfliktit, i ka shkaktuar dëmtime fizike dhe e ka plagosur me mjet prerës në këmbë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos