Të shtëna me armë në Sarandë, 31-vjeçari dhunon dhe kërcënon ish-bashkëjetuesen në shtëpinë e saj

Nga A2 CNN
14 Mars 2026, 19:34 | Kronikë

Të shtëna me armë në Sarandë, 31-vjeçari dhunon

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në fshatin Shelegar të Sarandës, ku rreth orës 17:30 janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.

Një 31-vjeçar Kristi Ceka, banues në Borsh, ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij dhe dyshohet se e ka dhunuar atë fizikisht.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kërcënuar me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.

Autori u arrestua pas ndërhyrjes së shpejtë të policisë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos