Tiranë, foshnja 2-muajshe ndërron jetë në spital

Nga Artin Halili
15 Mars 2026, 07:29 | Kronikë
Tiranë, foshnja 2-muajshe ndërron jetë në spital

Ndërron jetë në spitalin e Tiranës foshnja 2 muajsh që u dërgua me urgjencë për mjekim më të specializuar nga Korça, për shkak të gjendjes kritike, raporton A2 CNN.

Foshnja mbërriti më 13 mars në gjendje të rënduar dhe mësohet se ka ndërruar jetë disa orë pasi ka mbërritur në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur të jetojë.

Nga ana e grupit hetimor, konfirmohet se materialet për rastin janë dërguar në prokurorinë e Korçës, ku gjatë hetimeve do të zbulohet nëse shkak i vdekjes ka qenë kequshqyerja apo ndonjë problem tjetër shëndetësor që foshnja mund të ketë patur që në lindje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos