Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, raporton A2 CNN.
Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit. Ende nuk dihen gjendja e tyre shëndetësore dhe identiteti.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa hetimet paraprake kanë nisur për të zbardhur motivet dhe autorët e kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)