Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë për një orë sot qelitë e paraburgimit të Durrësit.
Pas ankesave nga ana e tij për disa probleme shëndetësore, kryebashkiaku është shoqëruar drejt një klinike mjekësore jashtë burgut për të bërë disa ekzaminime shëndetësore, shkruan A2.
Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme Burgjeve bënë me dije se Veliaj ka dalë nga institucioni në harkun kohor 10:30-11:30.
Shoqërimi i tij është bërë në një klinikë private në qytetin e Durrësit, në distancë jo të largët nga institucioni ku po vuan masën e sigurisë "arrest në burg".
Pas përfundimit të vizitës mjekësore, Veliaj është rikthyer në IEVP Durrës. (A2 Televizion)