“Plazhi i lirë” vijon në Golem, procedohen penalisht 4 persona që kishin zënë hapësirat publike

Nga A2 CNN
17 Korrik 2025, 11:33 | Kronikë

“Plazhi i lirë” vijon në Golem, procedohen penalisht 4

Policia e Kavajës ka proceduar penalisht 4 persona të cilët kishin zënë 4 hapësira publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin.      

Operacioni “Plazhi i lirë”, për  lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror vijoi sot në zonën e Golemit.   

Nga kontrollet u konstatua se shtetasit Z. Xh., R. A., E. Q. dhe K. Sh. kishin zënë nga një hapësirë publike dhe e kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, pa leje nga organet kompetente. 

"Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi Z. Xh., 54 vjeç, R. A., 57 vjeç, E. Q., 42 vjeç dhe K. Sh., 43 vjeç, banues në Durrës dhe në Kavajë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cenon hapësirat publike dhe sigurinë e pushuesve. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112", njofton Policia.   

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos