Një konflikt midis një 26-vjeçari dhe ish-kunatit të tij, në Sarandë, ka përfunduar me plagosjen e këtij të fundit.
Policia e qytetit bregdetar sqaron se 44-vjeçari i plagosur ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 26 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 16.07.2025, rreth orës 16:10, në lagjen nr. 4, është konfliktuar me ish-burrin e motrës së tij, shtetasin K. B., 44 vjeç, banues në Delvinë, të cilin e ka goditur me një mjet prerës, duke i shkaktuar dëmtime trupore”, njofton policia. (A2 Televizion)