Ky është momenti kur Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona, të dyshuar si transportues të një sasie prej 5.2 kilogramësh lëndë narkotike, kokainë dhe heroinë.
Operacioni i koduar “Drejtimi” u zhvillua në rrugën “Kastriotët” në kryeqytet.
Nga kontrolli i bërë në automjet u gjetën dhe u sekuestruan 3.1 kg kokainë dhe 2.1 kg heroinë, të ndara në pako.
Policia tha se dy të arrestuarit ishin nisur nga zona e 3-shit në kryeqytet, me destinacion Durrësin, por nuk bëri me dije nëse janë identifikuar porositësit e lëndës narkotike. (A2 Televizion)