
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 70-vjeçar,i cili dyshohet si autor i dy zjarrvënieve të regjistruara gjatë dy ditëve të fundit në Lundër dhe Shkozë.
Sipas Policisë, shtetasi me inicialet S. A. dyshohet se më 8 gusht ka ndezur zjarr pranë një kabine elektrike në Shkozë, ndërsa më 9 gusht ka shkaktuar një tjetër zjarr në afërsi të magazinave të Bashkisë së Tiranës në Lundër.
Si pasojë e zjarreve janë dëmtuar sipërfaqe të konsiderueshme toke përreth. I dyshuari u identifikua dhe u arrestua brenda 48 orëve nga momenti i zjarrvënieve, pas veprimeve hetimore dhe operacionale të Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Policia u bën apel qytetarëve të mos ndezin zjarre dhe të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në në numrin 112, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm. (A2 Televizion)