Policia e Fierit ka arrestuar një 36-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe.
Shtetasi me inicialet Z.M. është banues në fshatin Sheqishtë të Patosit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)