Dyshohet se pësoi infarkt pasi u fut në ujë, 70-vjeçari nga Kosova humb jetën në Velipojë

Nga A2 CNN
7 Shtator 2026, 15:28 | Kronikë

Dyshohet se pësoi infarkt pasi u fut në ujë, 70-vjeçari

Një pushues ka humbur jetën në plazhin e Velipojës. Sipas burimeve bëhet fjalë për shtetasin Seladin Bytyqi, 70 vjeç, shqiptar nga Kosova.

70-vjeçari dyshohet se ka pësuar një infarkt pas kontaktit me ujin.

Menjëherë pushues të tjerë dhe shërbimi i urgjencës i Velipojës i kanë dhënë ndihmën e parë por ka qenë e pamundur që 70-vjeçari të mbijetojë.

Pas kësaj ngjarje vijojnë hetimet për të nxjerrë të plota shkaqet e vdekjes së tij. Për këtë sezon veror Seladin Bytyqi është viktima e parë në plazhin e Velipojës sepse deri më tani nuk ka pasur raste të tjera me humbje jete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos