Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kavajës, pasi goditi me grusht dhe kërcënoi drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve.
Ngjarja ndodhi pas ndërprerjes së kontratës së punës së shtetasit A. A., banues në Kavajë, i cili dyshohet se për hakmarrje sulmoi fizikisht drejtorin e institucionit, shtetasin O. D. Sipas njoftimit zyrtar, përveç dhunës fizike, 48-vjeçari e kishte kanosur edhe nëpërmjet thirrjeve telefonike dhe mesazheve kërcënuese, shkruan A2 CNN.
Policia ndërhyri menjëherë duke e arrestuar autorin në flagrancë. Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. (A2 Televizion)