Disa përgjigje rresht "s'e mbaj mend" nga i penduari Erion Alibej ngjallën nervozizëm tek i pandehur Xhuliano Hoxha gjatë procesit “Plumbi i Artë”.
Teksa po e pyeste për një vajzë, Megi K., ish e dashur e Alibejt Hoxha "shpërtheu": O Erjon, po kujtoje një gjë se më plase shpirtin!
Pasi nuk mori asnja reagim nga i penduari, i pandehuri Hoxha vijoi: Pishmani im në jetë është që s'të vrava ty me dorën time.
Pyetjes së Hoxhës se nëse kishte dashur ta vriste shtetasen Megi K., Alibej i tha të pyeste Suel Çelën.
"E ke në Peqin Suel Çelën", tha Alibej, duke i kërkuar ndjesë avokatit Sokol Hazizaj, që mbron Çelën në një tjetër proces.
I pyetur nëse do të bashkëpunonte sërish sot me Xhuliano Hoxhën dhe Nuredin Dumanin për të vrarë Talo Çelën, Alibej tha: "Edhe me djallin për Talo Çelën". (A2 Televizion)