Kërkoi dëmshpërblimin e munguar, procedohet i riu që hyri në mbledhjen e Këshillit në Vlorë

Nga A2 CNN
30 Shtator 2025, 12:50 | Kronikë

Kërkoi dëmshpërblimin e munguar, procedohet i riu që hyri

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht të riun David Dani, i cili një ditë më parë hyri me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të qytetit, dhe me tone të ngritura kërkoi të drejtën e tij për shpronësimin e pronës së tij, e cila i është prishur nga autoritetet 5 vite më parë.

27 vjeçari Dani është proceduar penalisht për veprën penale prishje e qetësisë publike.

Kallëzimin ndaj tij e ka bërë punonjësja e Policisë Bashkiake Vlorë, shtetasja A. R., 55 vjeçe, se ky shtetas është futur pa leje në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Vlorë, duke ndërprerë zhvillimin e mbledhjes për disa minuta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos