Mbërrin në spital me plagë nga armë zjarri 17-vjeçarja në Vlorë

Nga A2 CNN
14 Korrik 2025, 13:14 | Kronikë

Mbërrin në spital me plagë nga armë zjarri

Një 17-vjeçare ka mbërritur në spitalin e Vlorës me plagë të shkaktuar nga armë zjarri. Sipas informacioneve nga policia e Vlorës dyshohet se e mitura është vetëplagosur me pistoletë.

Ajo është gjetur në banesë me plagë nga arma e zjarrit në trup. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital. Burime për A2 CNN raportojnë se vajza është gjendje të rëndë.

Sipas bluzave të bardha, e mitura ka qenë koshiente në momentet e mbërritjes në spital.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos