E rëndë në Fier! Gjendet i vrarë në banesë 40-vjeçari

Nga Çaku Tafa
2 Prill 2026, 19:55 | Kronikë

E rëndë në Fier! Gjendet i vrarë në banesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portez të Fierit, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, i qëlluar me armë zjarri.

A2 CNN raporton se viktima është identifikuar si Taulant Halka, punëtor ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve.

Paraprakisht dyshohet për vetëvrasje, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas burimeve policore viktima jetonte në Vlorë dhe kishte konflikte me bashkëshorten e cila ka kërkuar urdhër mbrojtje. Ishte larguar në Portëz te shtëpia e prindërve dhe në kushte depresive është vetëvrarë.

Sipas të dhënave parapake Taulant Halka, i lindur në Korçë dhe banues në fshatin Portez në a Fier, është vetëvrarë me armë gjahu çifte në dhomën e gjumit. Çiftja ishte në pronësi të babait të tij dhe e kishte me leje.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në fshatin Portëz, Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi T. H., rreth 40 vjeç.

Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos