Forca e Posaçme Operacionale ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Operacionalja 44”, duke arrestuar një shtetase të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet italiane, nëpërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Roma, u lokalizua dhe arrestua në qytetin e Elbasanit 47-vjeçarja Majlinda Avduli, e njohur edhe me emrin Dajana Tafani.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit në Kaljari e ka dënuar në vitin 2016 me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.
Aktualisht, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët italianë për finalizimin e procedurave të ekstradimit të saj drejt Italisë. (A2 Televizion)