Ndryshimi i Florenc Çapjas pas 8 vitesh në Dubai, policia: Akuzohet si porositës i 3 vrasjeve

Nga A2 CNN
2 Maj 2025, 18:11 | Kronikë

A2 CNN ka siguruar foton e të shumërkuarit të drejtësisë Florenc Çapja, i cili u ekstradua pasditen e kësaj të premte nga Dubai.

Vihet re një ndryshim në pamjen e 44-vjeçarit, i cili prej 8 vitesh i fshihej drejtësisë shqiptare në “parajsën” e Emiratave të Bashkuara Arabe. Ndryshimi është i madh në raport me një foto të vjetër të tij, që Policia e Shtetit dispononte, kur e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi tashmë duket me flokët e rëna dhe me mjekër.

Në njoftimin për ekstradimin e “të fortit” të Elbasanit, policia e cilëson Çapjan një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve, me partnerët e Policisë së Shtetit, nëpërmjet strukturave të INTERPOL-it, në kuadër të fazës së radhës të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua me sukses arrestimi për herë të dytë në Dubai dhe ekstradimi në Shqipëri, i të shumëkërkuarit ndërkombëtarisht, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit F. Ç., 44 vjeç, të lindur në Elbasan. 44-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga GjKKO-ja, në vitin 2022, për veprën penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe nga Gjykata e Elbasanit, në vitin 2021, për veprat penale ”Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’”, sqaron policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos