Florenc Çapja ekstradohet nga Dubai, mbërrin në Rinas nën masa të rrepta sigurie

Nga A2 CNN
2 Maj 2025, 17:34 | Kronikë

Florenc Çapja ekstradohet nga Dubai, mbërrin në Rinas nën

I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Florenc Çapja ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, me policinë shqiptare që ka finalizuar në këtë mënyrë operacionin e ekstradimit të tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Avioni që transportonte 44-vjeçarin mbërriti në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 17.00 të kësaj të premte. Ai është shoqëruar nga forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat kanë marrë në dorëzim Çapajn.

Florenc Çapja, një emër i njohur në botën e krimit në Shqipëri, kthehet në atdhe pas rreth 8 vitesh qëndrimi në Dubai, ku qëndronte i pashqetësuar, në mungesë të një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A2 CNN (@a2cnn)

 

Ai është i akuzuar nga SPAK për porositjen e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan në vitin 2012. Për këtë vepër, Çapja është dënuar me burgim të përjetshëm dhe do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Shqipëri.

Florenc Çapja është nipi i Ardian Çapjas, i cili ka pasur përplasje me grupin e Suel Çelës. Grupi kriminal Çapja ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale që shtrihen përtej kufijve të Shqipërisë, duke përfshirë porosi vrasjesh dhe aktivitete të tjera të paligjshme në botën e narkotikëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos